TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku u diskutua për rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të PD, ngjarje që do të ndodhë ditën e shtunë në 23 maj, ku ai kandidon pa kandidatë të tjerë.
Gjatë emisionit, Balliu foli për kapjen e mediave dhe akuzoi Baton Haxhiun se është me qeverinë. Ndërkohë, Haxhiu i bëri deputetit një shpjegim për ndryshimin mes vërtetësisë së lajmit dhe qëndrimit editorial.
Biseda:
Baton Haxhiu: Nga jam?
Klevis Balliu: Nga qeveria!
Baton Haxhiu: Ta qartësojmë terminologjinë. Një media është e pavarur kur nuk manipulon lajme. Qëndrimi editorial, komenti, është qëndrim i imi. Ti në një media që udhëheq nuk mund të kesh lajm të pavërtetë. Kjo është pavarësia. Por qëndrimi…
Klevis Balliu: Janë në mbështetje të pushtetit.
Baton Haxhiu: Jo, jo, jo!
Klevis Balliu: Edhe unë po të kisha media do të detyrohesha, sepse bëhet presion. Sa kërcënime i janë bërë Meksit? Pse do ti vija faj nëse nesër nuk flitet për AKSH-in? Çfarë ka bërë policia? Do të biesh pre e presionit. Ju e keni në televizion këtu, i kanë dalë me kapuça dhe tritol. Ky pushtet ja bën.
Baton Haxhiu: Sa the që ky medium është me pushtetin.
Klevis Balliu: Të gjitha janë, padyshim. Por ka probleme me këtë skandal. A i ka ndodhur kjo?