TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Biznemeni dhe pronari i MCN TV, Endri Meksi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, shpjegoi arsyet se përse vendosi të flasë tani për aferat e AKSH-it
Pjesë nga biseda
Tela: Ju keni kompani IT dhe ky është biznesi juaj kryesor. Thatë se keni qenë klient i AKSHI deri në vitin 2021 dhe keni fituar tendera nga nëntori 2025 dhe janar 2026. Pra periudha që ju nuk keni fituar tendera përkon me kohën duke lexuar dosjen e GJKKO me kohën kur Ergys Agasi bëhet protagonist te AKSHi bashkë me Ermal Beqirin. Ju e dinit gjatë këtyre viteve se çfarë ndodhte në AKSHI?
Meksi: Deri diku. Tenderi i internetit që u fitua në nëntor është fituar edhe më përpara dhe arsye që nuk isha në këto dy vite, është se ai është një herë në 2 vjet. Ai që u fitua në janar është i njëjti tender i hapur në qershor 2023. Është shtyrë pafundësisht dhe ka të bëjë me shërbimet e internetit. Pra nuk prek direkt grupimin Ergys Agasi-Ermal Beqiri. Nëse nuk do të kishte ndodhur dosja e SPAK, Ermal Beqiri do të ishte edhe këtu se vitet e fundit, bleu edhe një kompani interneti që quhet Itirana dhe ndoshta do të hynte edhe te ky shërbim, por për të tjerat AKSHI ishte një subjekt i vështirë. Më mënyrën se si vendosen tenderat, është shumë e vështirë që të jesh kompetitiv.
Tela: Kjo ndodh me të gjithë tenderat.
Meksi: Pothuajse.
Tela: Ju e keni nuhatur në këtë periudhë 4-vjeçare se nuk ishit fitues i tenderave nga dhjetra që janë bërë atje?
Meksi: As nuk hyja fare, në vitet 2022-2023.
Tela: Sepse e dinit që nuk do të fitonit?
Meksi: Se ishim të qartë që nuk i bënim dot letrat, pra nuk i plotësonim kriteret.
Tela: Dhe ju në këtë periudhë, asnjëherë nuk morët guximin të denonconit se çfarë po ndodhte te AKSHI?
Meksi: Unë po e denoncoj tani me 4 dosje të SPAK-ut dhe të hapura dhe kritikohem pse e bëj. Të gjitha palët kalojnë te intervista ime e 29 marsit që ishte një histori rozë. Ka qenë shumë e vështirë për ta denoncuar sepse ka patur mungesë totale informacioni. Këta aktorë që uzurpuan një treg të tërë, bënë një tip karteli 8-9 shokë.
Tela: Tani ëshrtë çliruar AKSHI?
Meksi: Është e paqartë sepse është në proces transformimi.
Tela: Pra ne kemi faktin që ju jeni kërcënuar, pastaj ndodhi ngjarja e tritolit dhe të tjerat që jeni kthyer në objektiv të personave që nuk janë identifikuar. Nisur nga bizneset që ju keni nga AKSHI, IT dhe bastet, kush mendoni se është i interesuar t’u godasë?
Meksi: Më shumë bastet.
Tela: Bastet janë në të zezë. Çfarë bënit ju?
Meksi: Monitorimin e lojërave të fatit. Interesi ishte të mos bëhej ligjshmëria e këtyre lojrave të fatit.