AKTUALITET, 25 Mars 2022, 13:46

Firmoset marrëveshja SHBA-BE për gaz, Von der Leyen: Do të bëhemi të pavarur nga Rusia

Firmoset marrëveshja SHBA-BE për gaz, Von der Leyen: Do të
Von der Leye dhe Joe Biden

Është firmosur marrëveshja mes SHBA dhe Bashkimit Europian që pritet që të lehtësojë varësinë e Europës nga gazi rus.

Marrëveshja do të bëjë që SHBA t’i sigurojë BE-së të paktën 15 miliardë metra kub karburant shtesë – të njohur si LNG – deri në fund të vitit.

“Faleminderit për mbështetjen e sigurisë energjetike të Evropës dhe pavarësisë nga Rusia.

Angazhimi juaj për të na dhënë 15 bcm shtesë LNG këtë vit është një hap i madh në këtë drejtim.

Evropa do të punojë për të siguruar kërkesë të qëndrueshme për LNG shtesë të paktën deri në vitin 2030” shkruan presidentja e Komisionit Europain Ursula von der Leyen e cila falenderon SHBA për këtë ndihmë.