TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Gjykatën e Posaçme është shtyrë këtë të enjte (9 prill) seanca paraprake për dosjen e Arben Ahemtajt dhe 10 të pandehurve të tjerë, proces gjyqësor ky për inceneratorin e Elbasanit..
Gjyqtari Erion Çela i cili ishte caktuar gjyqtari i seancës paraprake ia ka kaluar çështjen Rudina Palloj, pasi ka qenë gjyqtarja që ka shqyrtuar çështjen mëmë të inceneratorit të Elbasanit.
SPAK e akuzon ish-zv.kryeministrin Ahmetaj, në arrati që prej verës 2023, për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash në 5 raste në bashkëpunim dhe fshehje apo mosdeklarim pasurie në 15 raste.
Mes pasurive te padeklaruara nga Ahmetaj, SPAK ka renditur edhe shumën prej 93 500 euro të shpenzuara në një kazino në Maltë në vitin 2019, shpenzim ky i padeklaruar në ILDKPI atë vit.
Përveç ish numrit dy të qeverisë, të pandehur janë edhe ish bashkëshortja e tij Albina Mançka, bashkëjetuesja aktuale Erjola Hoxha, Andi Boni, Elda Dinaj, Gerian Kuka, Helidon Begaj, Sonila Goxhaj dhe Sokol Meqemeja.
Kjo dosje doli si fraksion më vete për procedimin mëmë të inceratorit të Elbasanit, ndërsa personat e lartëpërmendur akuzohen për një sërë veprash penale.
Dosja hetimore ndaj Ahmetajt doli si fraksion më vete për procedimin mëmë të inceneratorit të Elbasanit. Çështja u hetua nga tre prokurorët e posaçëm Altin Dumani, Enkeleda Millonai dhe Bledar Maksuti.
Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme prej muajit korrik të vitit 2023, ndërkohë që organi akuzës ka vendosur në sekuestro disa prona në emër të tij dhe familjarëve të tij. Ahmetaj ndërkohë po gjykohet në GJKKO edhe për një tjetër çeshtje, të quajtur si “Buka Sha”, ku dyshohet për“shpërdorim detyre”.