TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lufta në PD sa vjen dhe egërsohet.
Gazetari Çim Peka, i ka kthyer përgjigje Lulzim Bashës, që sulmoi televizionin Syri nga konferenca me gazetarët pasditen e sotme edhe pse ky televizion e ka mbështetur, duke u kthyer gati në organ zyrtar të PD. Basha deklaroi se Syri TV shpif dhe se nga dhjetë lajme, nëntë janë shpifje.
Çim Peka i është përgjigjur "flakë për flakë". Ai ka publikuar një status, ku paraqet disa tabela dhe se këto janë paratë që merr kunati i Bashës nga oligarkët.
Në këtë status, në seksionin e komenteve, ka reaguar edhe Sali Berisha që thotë i Pekës: Të lumtë!
"Lul, keto jane disa nga faturat qe “oligarket” i paguajne kunatit tend. Asnje nga gazetaret e Syrit nuk te ka marre te te ankohet per bravat e Syrit, por familjaret tuaj me jane justifikuar kur nderpreve protestat se: “Nuk do bej Luli 7-14 vjet burg per pastrim parash, qe te vijne demokratet ne pushtet”. Berisha edhe mund te te fale, por Syri jo. Nderkohe qe gazetarit e Syrit merreshin ne qeli nga policia qe ti te vije ne pushtet, kunati paguhej nga oligarket dhe Rama. Vazhdojme..", shkruan Peka.