TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këto janë pamjet e para ku shfaqet Ilir Meta pas arrestimit të tij. LSA ka publikuar disa pamje ku shihet kreu i PL-së, i veshur e një bluzë të skuadrës së tij të zemrës, Celtic, që del nga ambientet e drejtorisë së Policisë, ndërsa shoqërohet nga efektivë drejt furgonit të policisë.
Ai u transportua drejt Bllokut të Sigurisë ku do të qëndrojë deri në shqyrtimin e masës nga GJKKO.
Kujtojmë se Metës iu vunë prangat ditën e sotme me urdhër të SPAK, teksa sapo ishte kthyer nga Kosova në kryeqytet.


