TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i pergjithshem i Partise se Lirise Tedi Blushi ehste shpfehur se nuk e di se ku ndodhet Ilir Meta pas arrestimit, te cilin e ka quajtur pengmarrje.
Tedi Blushi: Kemi të bëjmë me një pengmarrje kriminale, akt kriminal. Nuk e di ku ndodhet dhe kjo është një fatkeqësi. Kjo tregon aktin e rëndë kriminal që do të marrë përgjigje shembullore nga shqiptarët patriotë dhe të ndershëm.
Nderkohe qe ky është momenti kur kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është arrestuar nga agjentët e Byrosë Kombëtarë të Hetimit.
Mësohet se Ilir Meta u vu në pranga me urdhër të SPAK, ndërsa ai ishte duke shkuar në selinë e PL-së, ku kishte njoftuar një konferencë për mediat.
Ilir Meta po udhëtonte me makinën personale, kur agjentë të BKH-së të veshur civilë, në bashkëpunim me forcat e policisë, e kanë ndaluar në afërsi të një qendre tregtare pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë.
Ende nuk ka një njoftim zyrtarë nga Prokuroria e Posaçme për këtë urdhër-arrest, por kujtojmë që Ilir Meta është thirrur në SPAK për të dhënë shpjegime për një sërë çështjes.
Kreu i PL-së është paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje për çështjen CEZ-DIA.