AKTUALITET, 21 Tetor 2024, 15:12

U arrestua me urdhër të SPAK, ja momenti kur Meta del nga Drejtoria e Policisë, mbështetësit e tij e përshëndesin me dy gishta

U arrestua me urdhër të SPAK, ja momenti kur Meta del nga Drejtoria e

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta që del nga ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Meta po transportohet drejt Bllokut të Sigurisë, me një furgon policie, ku do të qëndrojë pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK. Ai u arrestua sot në Kthesën e Kamzës, teksa kthehej nga Kosova.

Sakaq, në pamjet e publikuara nga LSA shihen mbështetës të tij dhe përfaqësues të PL-së, mes tyre sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi që e përshëndesin Metën me dy gishta.