AKTUALITET, 21 Tetor 2024, 14:53

Detajet/ Agjentët e BKH e ndoqën Metën që nga Kosova, pas arrestimit e futën në një ‘Golf’ dhe...

Detajet/ Agjentët e BKH e ndoqën Metën që nga Kosova, pas

Pas arrestimit, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Mësohet se Meta është dërguar në Drejtorinë e Policisë me një mjet tip ‘Golf’.

Agjentët e BKH e kanë ndjekur Ilir Metën që nga Kosova, ndërsa ndodheshin në dy makina. Mësohet se Metën e kanë  futur në një makinë tip Golf dhe me këtë makinë e kanë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Meta është shfaqur i alarmuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku edhe aktualisht ndodhet. Nga operacioni me urdhër të SPAK u dha masa ‘arrest me burg’ për Ilir Meta, “detyrim paraqitje” për Monika Kryemadhin, “arrest shtëpie” për Pirro Xhixhon dhe “detyrim paraqitje” për një tjetër bashkëpunëtore, Ema Çoku.