AKTUALITET, 21 Tetor 2024, 15:02

Bashkë me Metën, urdhër arrest nga SPAK edhe për babanë e deputetes së njohur të PL-së

Bashkë me Metën, urdhër arrest nga SPAK edhe për babanë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është vënë ditën e sotme në pranga me urdhër të SPAK.

Po ashtu ka edhe tre masa të tjera arresti ku veç Monika Kryemadhit dhe Ema Çokut, është dhënë masa arrest shtëpie edhe për Pirro Xhixhon.

Ky i fundit është babai i deputetes së PL, Erisa Xhixho. Kujtojmë se për Monika Kryemadhin u caktua masa ‘detyrim paraqitje’