AKTUALITET, 21 Tetor 2024, 13:20

Arrestimi i Ilir Metës, reagon Berisha: Urdhër i Ramës për ta eliminuar politikisht, por ndoshta edhe fizikisht

Arrestimi i Ilir Metës, reagon Berisha: Urdhër i Ramës për

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi në lidhje me informacionet për arrestimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Është politik, nuk kanë publikuar asnjë dokument por kanë zbatuar urdhrat e Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik dhe ndoshta fizik të Ilir Metës”, tha Sali Berisha.

Berisha: Persekutimi i Kreut të PL është politik. Nuk kanë konfirmuar asnjë fakt, asnjë dokument por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik dhe ndoshta dhe fizik të Ilir Metës.

Rama është i implikuar direk në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese. Ju kam informuar këtu se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën.