AKTUALITET, 21 Tetor 2024, 13:50

Agjentë të maskuar e nxjerrin zvarrë nga makina, publikohet video e arrestimit të Metës si të ishte terrorist

Agjentë të maskuar e nxjerrin zvarrë nga makina, publikohet video

Është publikuar video nga momenti i arrestimit të ish Presidentit Ilir Meta. 

Agjentë të maskuar duken teksa e nxjerrin zvarrë nga automjeti, një ndalim i dhunshëm i ngjashëm me ndalimin e kriminelëve të rrezikshëm apo terroristëve edhe pse bëhet fjalë për kreun e një partie opozitare dhe një person që ka mbajtur disa nga postet më të larta në Shqipëri. 

Meta është shoqëruar në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Arrrestimi është kryer me urdhër të SPAK dhe ai dyshohet për disa vepra penale. 

Një masë sigurie mësohet se është firmosur nga GJKKO edhe për Monika Kryemadhin, konkretisht masa "detyrim paraqitje".