AKTUALITET, 21 Tetor 2024, 13:13

Arrestohet ish Presidenti, Ilir Meta

Arrestohet ish Presidenti, Ilir Meta

Është arrestuar me urdhër të SPAK, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. 

Ndalimi i tij është bërë nga policia në hyrje të Tiranës.  

Meta ka qenë nën hetim pasuror dhe është hetuar gjithashtu për çështjen e njohur si "CEZ-DIA" dhe lobimi në SHBA. Ai është paraqitur disa herë për t'u marrë në pyetje në prokurorinë e posaçme. 

Kreu i PD, Sali Berisha ka qenë në konferencë për shtyp kur u mësua lajmi i arrestimit të ish presidentit dhe ka deklaruar se bëhet fjalë për një "persekutim politik me urdhër të Edi Ramës". 

Momenti i arrestimit të Metës: