TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për kalimin në administrim të Bashkisë Tiranë të 188 apartamenteve në tri ndërtesa me njësi banimi (pallate).
Sipas njoftimit për medie, vendimi është marrë në kuadër të aktit normativ, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, i miratuar me propozimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Sipas vendimit, kalimi i apartamenteve te Bashkia Tiranë do të bëhet sipas listës së inventarit që i bashkëlidhet këtij akti. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Bashkia Tiranë, për zbatimin e këtij vendimi.
Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”.