AKTUALITET, 19 Dhjetor 2025, 18:55

Aksident te kryqëzimi i Gjadrit, përplasen dy makina, dy të plagosur

Aksident te kryqëzimi i Gjadrit, përplasen dy makina, dy të

Aksident në aksin rrugor Lezhë–Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit. Rportohet se automjeti me drejtues shtetasin me inicialet F. Z. është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin E. S.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasi F. M., si dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. D., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.