AKTUALITET, 20 Dhjetor 2025, 11:22

I grabitën me dhunë celularin dhe një shumë eurosh një shtetaseje në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja

I grabitën me dhunë celularin dhe një shumë eurosh një

Policia ka finalizuar një operacioni që ka përfunduar me arrestimin e 23-vjeçares Rinesa Raçi, e cila akuzohet se në bashkëpunim me një të ri, grabitën me dhunë celularin dhe një shumë eurosh një shtetaseje në Tropojë.

E reja u arrestua në Serbi pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në vitin 2024, Gjykata e Kukësit e ka dënuar me 3.4 burg, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Ajo akuzohet se në vitin 2021, në fshatin Dojan, Tropojë, në bashkëpunim me Visar Madanin i vodhën me dhunë, një shtetaseje, celularin dhe një shumë eurosh.

Njoftimi:

Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.

Arrestohet në Serbi, bashkautorja e një vjedhjeje me dhunë, kryer në vitin 2021, në Tropojë.

Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar nga specialistët e Drejtorisë së Interpolit, u arrestua në Serbi, në kuadër të operacionit “The Wanted”, shtetasja e kërkuar ndërkombëtarisht, R. R, 23 vjeçe.

Në vitin 2024, Gjykata e Kukësit e ka dënuar këtë shtetase, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Në vitin 2021, në fshatin Dojan, Tropojë, shtetasja R. R., dhe shtetasi V. M., i vodhën me dhunë, një shtetaseje, celularin dhe një shumë eurosh.

Strukturat policore homologe po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 23-vjeçares, në Shqipëri.