TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Luggage”, duke goditur një rast të posedimit dhe tentativës për shitje të armëve të zjarrit. Si rezultat i punës operative dhe ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë kapur në flagrancë dhe vënë në pranga një 24-vjeçar, i cili transportonte në një valixhe udhëtimi një armë zjarri kallashnikov me municion luftarak.
Arrestimi u krye në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, ku u ndal shtetasi H. M., 24 vjeç, banues në Bathore. Sipas policisë, i riu dyshohet se po e transportonte armën me qëllim shitjen.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë sekuestruan armën e zjarrit dhe municionin përkatës, të cilat do t’i shërbejnë hetimit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.