TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një plagosje e lehtë është shënuar në Lezhë. Policia arreston në flagrancë autorin e ngjarjes.
Burime tregojnë se një 40-vjeçar ka goditur me mjet prerës (thikë) dy persona, të cilët po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariatin e Lezhës dhe po jep dëshminë në lidhje me ngjarjen.
Ndërkaq, policia ka sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, mjetin prerës (thikë).
NJOFTIMI I POLICISE
Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e dy personave në Ishull-Lezhë, brenda ambienteve të një berberhaneje.
Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi D. K., 40 vjeç, është konfliktuar me pronarin e objektit, shtetasin R. Sh., 24 vjeç. Gjatë përplasjes janë përfshirë edhe shtetasi B. D., 35 vjeç, daja i pronarit, si dhe shtetasi A. Z., 52 vjeç, i cili ndodhej si klient në momentin e ngjarjes.
Gjatë konfliktit, 40-vjeçari dyshohet se ka përdorur një mjet prerës (thikë), duke plagosur në pjesën e dorës shtetasit R. Sh. dhe A. Z. Shtetasi B. D. nuk ka pësuar dëmtime.
Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku kanë marrë ndihmën mjekësore dhe më pas janë paraqitur në Komisariat për të bërë kallëzim lidhur me ngjarjen.
Autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa thika është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.