AKTUALITET, 27 Mars 2023, 09:10

Sulmi me kallashnikov ndaj Top Channel/ Begaj: Të zbardhet sa më shpejt ngjarja, ngushëllime familjes së viktimës

Sulmi me kallashnikov ndaj Top Channel/ Begaj: Të zbardhet sa më

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar pas sulmit me armë ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj e ka cilësuar ngjarjen tepër të rëndë dhe i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të 60-vjeçarit Pal Kola.

Begaj ka inkurajuar organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale.

“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.

Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, shkruan Begaj në Facebook.