TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Roland Bejko do të jetë kandidat i grupimit Alibeaj për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit. Vendimin e ka marrë pak më parë Kryesia e partisë, pas shumë orëve përplasje.
Kandidatura e Bejkos u arrit pasi kandidatët e tjerë u tërhoqën. Emrat e propozuar në mbledhje si kandidatë të mundshëm për Tiranën ishin Jorida Tabaku, Jonila Gogole, Roland Bejko dhe Xhemal Gjunkshi.
Tabaku u tërhoq, duke argumentuar se nuk do të përçajë PD-në, duke mos e pranuar propozimin. Të njëjtën gjë bëri edhe Xhemal Gjunkshi, i cili gjithashtu u tërhoq.
Nesër, në mesnatë, është afati i fundit për regjistrimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarë, por grupimi i Alibeajt është në limitet e kohës.
Pas diskutimeve me Kolegjin e Kryetarëve dhe kandidatët e propozuar deri më tani, kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj mblodhi Kryesinë dhe për 8 orë kanë zhvilluar debate nëse në zgjedhje do të dalin vetëm me lista për këshilla bashkiakë apo me kandidatë për kryebashkiakë në 61 bashki.
Debate të forta u zhvilluan mes anëtarëve të Kryesisë dhe numrit 2 të partisë, Gazment Bardhi. Ky i fundit kërkoi që të futen në zgjedhje vetëm me lista për këshilla bashkiakë dhe të dalin me kandidatë për kryebashkiakë vetëm në zonat ku mund të fitohet.
Kandidatët që Alibeaj ka bërë publik deri më tani
1. Mallakastër- Agron Kapllanaj
2. Poliçan - Florian Qamo
3. Kuçovë - Ilirjan Koxhaj
4. Kamëz - Bilbil Bajraktari
5. Lezhë - Sandër Marku
6. Krujë - Sabah Sheta
7. Dibër - Naim Gazidede
8. Kurbin- Genc Doçi
9. Dimal- Dritan Sula
10. Patos- Pranvera Rizai
11. Vaut i Dejës- Klomentina Drini
12. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
13. Librazhd -Bujar Vreto
14. Vorë- Ibrahim Bruka
15. Korçë -Gjergji Gjata
16. Sarandë- Skënder Muço
17. Mirditë-Mark Ruçi