TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i degës së Partisë Demokratike së Fushë Krujës, Sabah Stafuka, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme, pas dekadash në krye të kësaj dege.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Stafuka përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se ky vendim ka qenë i vështirë dhe se tashmë ai duhet të bëjë një hap pas, pasi sipas tij demokratët meritojnë më shumë.
Ai shton se ky ka qenë vendimi më i vështirë i jetës së tij, për shkak se kishte një kohë të gjatë në atë funksion.
Postimi i plotë:
Te nderuar demokrat te Krujes, Fushe-Krujes, Nikles,Thumanes, Bubqit, Malesise.
Dua te shpreh falenderimin per te gjithe ju qe kam bashkepunuar ne kohet me te veshtira te drejtimit te PD qe nga viti 1991 deri sot dhe kurre nuk jam tradhtuar dhe kurre nuk ju kam tradhtuar sepse mes nesh ka pasur vetem nje marredhenie-Sinqeriteti dhe Besimi.
Sot dua te ju them se kam dhene doreheqjen nga te gjitha funksionet drejtuese te PD ne Degen Fushe- Kruje.
Ky ishte vendimi im me i veshtire qe kam marre ne jete, por kur marrdhenia dhe bashjetesa partiake nuk shkon ne favor te bashkimit dhe qellimit te fitores, e gjykoj te arsyeshme qe duhet te bej nje hap pas sepse demokratet meritojne me shume.
I juaji, me respekt Sabah Stafuka!