TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë është regjistruar në Tiranë pranë zonës së Saukut, pranë Fakultetit të Ekonomikut ku është përmbysur një autobus. Si pasojë e aksidentit janë tre të dëmtuar lehtë, pa probleme për jetën. Mësohet se shkak i aksidentit ka qenë përplasja e autobusit të linjës së Kërrabës me dy mjete.
Pas përplasjes së autobusit me 2 mjetet, makinat janë bërë copash. Ende nuk dihet nëse ka qenë shpejtësia e lartë apo humbja e kontrollit nga ana e shoferëve shkaku kryesor i aksidentit të ndodhur këtë të dielë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.03.2023, rreth orës 15:45, në Rrugën e Elbasanit, shtetasi G. Q., 42 vjeç, duke drejtuar autobusin e linjës së Krrabës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit dhe si pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës dhe të policisë.