AKTUALITET, 26 Mars 2023, 19:05

“Lëvizja Bashkë”: Mirela Ruko, kryesuese e listës së 61 kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës

“Lëvizja Bashkë”: Mirela Ruko, kryesuese e listës
Mirela Ruko

“Lëvizja Bashkë” prezantoi sot njërën prej figurave të saj politike si kryesuese e listës së 61 kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Ajo është Mirela Ruko, Sekretare Organizative e “Lëvizjes BASHKË”.

Duke prezantuar kandidimin e saj, “Lëvizja Bashkë” u shpreh se Mirela Ruko do të jetë zëri i arsyeshëm, i fortë dhe i pakompromis i qytetarëve të Tiranës në parlamentin e qytetit.

“Mirela Ruko do të jetë kryesuesja e 61 kandidatëve të Lëvizjes BASHKË për Këshillin Bashkiak të Tiranës.

E ardhur si studente e sociologjisë nga qyteti i Roskovecit 11 vite më parë, përvojat e saj si qytetare e Tiranës janë të shumta: nga punëtore në markatë te diplomimi në sociologji, nga aktivizmi i pashoq në çështjet punëtore e studentore te pozicioni aktual si Sekretare Organizative e Lëvizjes BASHKË!

Mirela Ruko do të jetë zëri i arsyeshëm, i fortë dhe i pakompromis i qytetarëve të Tiranës në parlamentin e qytetit”-thuhet në njoftimin e forcës së re politike të regjistruar për zgjedhjet vendore të 14 majit"-tha "Lëvizja Bashkë".