AKTUALITET, 19 Dhjetor 2025, 18:00

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.  

Paga bazë minimale mujore jepet për 174 (njëqind e shtatëdhjetë e katër) orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet financiare nga data 1 janar 2026.