AKTUALITET, 15 Dhjetor 2021, 21:52

I dënuar me burg si pjesëtar i grupit të “Habilajve”, vetëdorëzohet ish-funksionari i policisë së Vlorës, Gjergji Kohila

I dënuar me burg si pjesëtar i grupit të “Habilajve”,

Mbrëmjen e sotme është dorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës Gjergji Kohila.

Ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë ishte në kërkim pasi gjykata e ka dënuar me tetë vite burg si pjesë e grupit Habilaj.

Dorëzimi në polici është bërë në prani të avokatit të Kohilës.