AKTUALITET, 15 Dhjetor 2021, 19:43

Rama darkë me ministrat dhe ambasadorët në Elbasan, e pranishme edhe Yuri Kim

Rama darkë me ministrat dhe ambasadorët në Elbasan, e pranishme

Kryeministri Edi Rama dhe disa ministra të kabinetit të tij qeveritar janë takuar mbrëmjen e sotme me ambasadorë të vendeve të SHBA dhe BE në një darkë në një restorant në Elbasan. Mes tyre e pranishme është edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Nuk dihet ende arsyeja e këtij takimi si dhe as emrat që janë të pranishëm në këtë takim me kryeministrin Edi Rama.

Dy ditë më parë ambasadorët e vendeve të SHBA dhe Bashkimit Europian në vendin tonë u takuan në selinë blu me kryetarin e shkarkuar nga PD-ja, Lulzim Basha,  lidhur me situatën e krijuar në PD pas ndarjes në dy kampe.