AKTUALITET, 15 Dhjetor 2021, 20:01

Meta takon ish-presidentin kroat: Vizioni i përbashkët euroatlantik ka sjellë marrëdhënie të shkëlqyera mes dy popujve

Meta takon ish-presidentin kroat: Vizioni i përbashkët euroatlantik ka

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ish-presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviç. Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ Meta shprehet se vlerësuar marrëdhëniet historike mes dy popujve.

Gjithashtu ai vlerësoi rolin e Josipoviç në momentet e anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Europian dhe angazhimin e saj në dobi të bashkëpunimit rajonal.

Statusi:

Një takim i përzemërt me Presidentin e Kroacisë në vitet 2010-2015, Prof.Dr. Ivo Josipoviç.

Vlerësova rolin e tij në momentet e anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Europian dhe angazhimin e dëshmuar në dobi të europianizimit dhe bashkëpunimit rajonal.

Kënaqësi të ndanim të njëjtin qëndrim se marrëdhëniet e shkëlqyera, miqësore e historike mes dy vendeve e popujve tanë ekzistojnë falë edhe vullnetit e vizionit të përbashkët euroatlantik dhe dëshirës për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal, përmes nismave gjithëpërfshirëse.

Faleminderit Profesor Josipoviç, që kontribuon me përkushtim për të ardhmen e shkëlqyer midis vendeve dhe popujve tanë.

Faleminderit Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe Universitetit të Arteve për mikpritjen dhe vlerësimin e këtij miku të shquar të vendit tonë.

Meta takon ish-presidentin kroat: Vizioni i përbashkët euroatlantik ka