TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ngjarjet në Partinë Demokratike, janë në fokus të opinionit publik shqiptar prej muajsh, por edhe të ndërkombëtarëve, veçanërisht ambasadores Yuri Kim dhe zyrtarëve amerikanë.
Lidhur me këto ngjarje, më të përfshirë kanë qenë amerikanët, me ambasadoren Kim që ka ndërhyrë drejtpërdrejt në punët e PD, duke sugjeruar se partia do të hajë bar, nëse nuk përjashton Sali Berishën.
Por, qëndrimi europian në raport me këtë çështje, është krejt i kundërt.
Ana Pisonero zëdhënëse e Komisionit Europian e pyetur nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, për atë që është duke ndodhur në PD, thotë se komisioni nuk komenton apo përfshihet në çështje të brendshme të kësaj force politike.
“Ne nuk komentojmë apo përfshihemi në çështje të brendshme të partive politike. Ne do të vijojmë të kërkojmë nga qeveria dhe opozita që të sigurojnë e vazhdojnë ta kenë fokusin tek reformat ku përfshihet, strukturim i mëtejshëm në luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit si dhe për shtimin e kohës së veprimit përmes ndryshimit kushtetues të organeve të vetingut. Këto janë të një rëndësie kyçe për rrugën e integrimit evropian”, shprehet Pisonaro.
Edhe ambasadori Soreca, pak kohë më parë, u shpreh se, në rast të ndryshimit të lidershipit në PD, pra nëse Berisha merrte partinë, asgjë nuk do të ndryshonte në raportet e BE me Partinë Demokratike, qartazi një qëndrim i ndryshëm nga amerikanët, që nëpërmjet Gabriel Escobar, kanë paralajmëruar se një gjë e tillë do të kishte pasoja për PD-në.
"Nuk takohemi me të (Berishën). Është i shpallur. Pra, do të ketë pasoja nëse Partia Demokratike zgjedh dikë që është i shpallur për të qenë udhëheqësi i saj", deklaroi Escobar në një intervistë televizive.