TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 36-vjeçar në Sarandë u arrestua pasi në banesën e tij iu gjetën armë zjarri.
Sipas njoftimit të policisë, në shtëpinë e shtetasit me iniciale Dh.N. u gjetën një revolver sportiv, një armë zjarri revolver si dhe një pistoletë.
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen një revolver sportiv, një armë zjarri revolver dhe një armë zjarri pistoletë, arrestohet në flagrancë poseduesi.
Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, bazuar dhe në informacionevet e marra në rrugë operative, kanë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasin Dh. N., 36 vjeç, banues në Sarandë.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në ambientet e një banese në pronësi të këtij shtetasi, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një revolver sportiv, një armë zjarri revolver dhe një armë zjarri pistoletë.