TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Disa ditë pas arrestimit të ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla, ministria e Drejtësisë ka përcjellë në Itali kërkesën për ekstradimin në Shqipëri. Mësohet se kërkesa është dërguar në rrugë diplomatike përmes Ministrisë tonë të Jashtme.
Ditën e djeshme, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dorëzoi dokumentacionin e nevojshëm pranë Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e ish-prokurorit Adriatik Llalla, i cili është arrestuar më 10 dhjetor në Romë, ndërsa lajmi në Shqipëri u bë i ditur dy ditë më parë.
Mësohet se autoritetet homologe italiane kanë njoftuar në rrugë zyrtare Prokurorinë e Posaçme se Llalla është arrestuar në zbatim të urdhër-kërkimit ndërkombëtar të lëshuar ndaj tij.
Sipas Policisë së Shtetit, Nga Zyra Qëndrore Kombëtare e Interpol Tiranës, falë shkëmbimit të informacionit me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Adriatik Llalla, 52 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 2 vite burg, për veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjeter që ka detyrim ligjor për deklarim”.
Falë informacioneve të marra nga strukturat e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e këtij personi, si dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Policisë italiane u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë”, thekson Policia e Shtetit.