AKTUALITET, 2 Shtator 2022, 15:55

I biri u akuzua për atentatin ndaj Alban Bruçit, kush është i vrari në Shkodër

I biri u akuzua për atentatin ndaj Alban Bruçit, kush

Ismet Çekorja, 57 vjeç, babai i Bajram Çekores, i akuzuar për atentatin ndaj Alban Bruçit në 25 gusht, është ekzekutuar me armë zjarri në lagjen Kiras të Shkodrës.

Bajram Çekorja është shpallur në kërkim bashkë me Tornato Fushën për atentatin ndaj Alban Bruçit.

Tri ditë më parë ai doli në një intervistë për mediat, duke shfajësuar të birin lidhur me atentatin e bërë ndaj Alban Bruçit. Sipas tij, i biri nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.

Sipas të ndjerit, kjo bëhej pasi janë bërë bashkë një grup banditësh së bashku me njerëz me pushtet që duan ta mbajnë në burg, pasi e kanë frikë.

Arsyen, se përse e kanë frikë, nuk e bëri me dije, por shtoi se sa herë ndodh një ngjarje kriminale, ai me familjen thirren gjithnjë në polici.

Deklarata e Ismet Çekores:

Policia ka ardhur në banesën tonë pas vrasjes së Arjan Ferracakut në një kohë që viktima ishte nipi im po ashtu kur u vra edhe Fatos Ferracaku prapë më kanë thirrur mua dhe djalin. Pastaj janë vrarë vëllezërit Bilali dhe sërish policia në banesën time një kohë që kemi kaq shumë vite që jemi fqinj. U plagos Admir Bajri, prapë në banesën time një kohë që familja jonë e ka patur një lloj njohje me familjen e tyre. Po ashtu u qëllua shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe sërish në banesën time kur në fakt autorët dolën krejt persona të tjerë.

Rasti i fundit është me Alban Bruçin, djalin e Lad Bruçit të cilin unë e kam shumë mik dhe nuk ka asnjë shans që djali im të qëllojë djalin e tij kur ne kemi shumë miqësi aq më tepër që Bajrami, djali im është i monitoruar me kamera.

Këto sulme ndaj familjes tonë i bëjnë disa bandit, hajdutë biçikletash dhe banditë të veshur me pushtet. Se cila është arsyeja ne nuk e dimë. Ajo që kërkojmë është drejtësia. Djali im është i pafajshëm dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë prej ngjarjeve kriminale për të cilat është i dyshuar. Janë të gjithë inskenime dhe tani ai duhet të qëndrojë rrugash dhe nuk mundet as të punojë as asgjë. Kërkojmë drejtësi dhe të zbardhen ngjarjet