AKTUALITET, 17 Nëntor 2025, 16:00

Hetimet për 21 Janarin, zbulohet dita kur Berisha do të paraqitet në SPAK

Hetimet për 21 Janarin, zbulohet dita kur Berisha do të paraqitet

Pas shumë polemikash dhe reagimeve të ndërsjella, është bërë e ditur se Sali Berisha do të paraqitet në SPAK për çështjen e 21 Janarit ditën e mërkurë, më 19 nëntor.

Pas mosparaqitjes së tij javën e kaluar, atij i ishte caktuar një ditë tjetër, pikërisht e premtja, më 21 nëntor.

Mirëpo Berisha, përmes avokatit të tij Genci Gjokutaj, kishte kërkuar që paraqitja të shtyehej për një datë tjetër për shkak të axhendës së tij jashtë vendit.

Megjithatë, SPAK i ka dhënë avokatit një opsion tjetër, duke e afruar ditë nga e premtja në të mërkurën, më 19 nëntor, në orën 09:00.