AKTUALITET, 17 Nëntor 2025, 15:30

Fondacioni Vodafone dhe British Council prezantojnë platformën e parë kombëtare dixhitale, për edukimin në Shqipëri

Fondacioni Vodafone dhe British Council prezantojnë platformën e

Fondacioni Vodafone në Shqipëri dhe British Council kanënënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për të prezantuarPlatformën e Parë Kombëtare Dixhitale në kuadër të programitSkills Upload Junior, duke shënuar kështu një moment tërëndësishëm në avancimin e edukimit dixhital në mbarëShqipërinë.

Fondacioni Vodafone dhe British Council prezantojnë platformën e

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në “Innovation Hub”, Piramida, në prani të Znj. Lisa Felton, Drejtoreshë e Fondacionit të Grupit Vodafone; drejtuesve të lartë të Vodafone Albania; Drejtoreshës së British Council për Shqipërinë dheKosovën, Znj. Majlinda Mazelliu; përfaqësuesve të AmbasadësBritanike; si dhe dy Zëvendësministreve të Arsimit, Znj. OrjanaOsmani dhe Znj. Herida Duro; si edhe Znj. Dorina Rapti, përfaqësuese nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në ArsiminParauniversitar të Shqipërisë.

Fondacioni Vodafone dhe British Council prezantojnë platformën e

Në nisje të aktivitetit, Znj. Lisa Felton, Drejtoreshë e Fondacionit të Grupit Vodafone, theksoi se ky partneritet me British Council ka për qëllim përmirësimin e aftësive dixhitaletë nxënësve në shkollat e mbarë Shqipërisë. Për të mundësuarrritjen e këtyre aftësive, të dy institucionet do të krijojnëplatformën e parë online, e cila do të ofrojë kurikula të veçantatë fokusuara në inteligjencën artificiale dhe mirëqeniendixhitale, njësoj si në shkollat europiane - konkretisht ato tëGjermanisë, Spanjës, Greqisë, Rumanisë dhe vendeve të tjeraku Fondacioni Vodafone ka prezencë.

Fondacioni Vodafone dhe British Council prezantojnë platformën e

Znj. Majlinda Mazelliu, Drejtoreshë e British Council, foli përkurorëzimin e këtij bashkëpunimi si një kontribut në hapjen e rrugëve të reja për nxënësit, ku ata do të mund të aftësohen përdijet e së ardhmes përmes përdorimit të teknologjisë - jo thjeshtsi konsumues të saj, por si inovatorë dhe zgjidhës problemesh.

Pas nënshkrimit zyrtar, nxënësit prezantuan projekte dixhitalefrymëzuese, duke demonstruar kreativitet dhe inovacion qëpasqyrojnë misionin e programit: ndërtimin e një të ardhmejedixhitale më të sigurt dhe gjithëpërfshirëse.

Platforma Kombëtare Dixhitale do të ofrojë përmbajtje tëpersonalizuar dhe trajnime të dedikuara për mësuesit dhenxënësit, me synim fuqizimin e tyre me aftësitë dixhitalethelbësore. Kjo nismë përputhet me angazhimin e FondacionitVodafone për të kapërcyer hendekun dixhital dhe për të nxiturgjithëpërfshirjen përmes teknologjisë.