AKTUALITET, 15 Tetor 2024, 10:10

Hapja e negociatave me BE, ministri i Jashtëm grek: Do monitorojmë procesin. Do ndërhyjmë kur...!

Hapja e negociatave me BE, ministri i Jashtëm grek: Do monitorojmë

Shqipëria shënon sot një tjetër moment historik në Procesin e Integrimit Evropian, çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian për grupkapitullin e parë.

Ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis ka paralajmëruar se vendi i tij do të monitorojë rreptësisht procesin.

Mediat helene theksojnë se në prag të konferencës së dytë ndërqeveritare Shqipëri-BE, Gerapetritis ka thënë se Greqia do të ndërhyjë aty ku dhe kur është e nevojshme

“Greqia ka mbajtur një qëndrim konstruktiv në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë", është shprehur Ministri i Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis.