TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edvin Kulluri ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për partinë e re të krijuar prej tij dhe disa kolegëve me emrin "Djathtas 1912".
Kulluri u pyet se nga ndryshon kjo parti nga partitë që krijuan në vitin 2021 Topalli, Murrizi dhe Patozi të cilat u dukën si "parti inati ndaj Bashës".
Pjesë nga biseda:
Andi Tela: Ku ndryshon partia juaj nga partitë e krijuara në 2021. Topalli, PAtozi, Murrizi, të treja parti me logo, me kandidatë. Mblodhën aq vota. Dolën për inat të zotit Basha, që nuk i përfshiu. Ai nuk i vuri në listë. Edhe këtu jemi në të njëjtën logjikë.
Edvin Kulluri: Sot po themi që e djathta nuk përfaqësohet në principet e veta kryesore.
Neritan Sejamini: Çfarë është e djathtë?
Edvin Kulluri: Ke 33 mijë dosje pronarësh që nuk i prek njeri me dorë.
Neritan Sejamini: Këtë thotë edhe PD. Me pronat. Madje sa herë kanë qenë në pushtet nuk e kanë zgjidhur.
Edvin Kulluri: Këtu ka njerëz që i përkasin këtyre shtresave. Do të jap fakt tjetër, e di sa emra ke të njësive guerrile dhe nuk është Lidhja e Prizrenit?
Neritan Sejamini: Kjo është kauzë NGO-je, jo parti politike.