AKTUALITET, 14 Tetor 2024, 21:22

Opozita, mosbindje civile në Bruksel? Gjekmarkaj zbulon hapin e radhës së aksionit opozitar

Opozita, mosbindje civile në Bruksel? Gjekmarkaj zbulon hapin e radhës

Analisti Neritan Sejamini e pyeti nënkryetarin e PD-së, Agron Gjerkmarkaj, të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, se çfarë synon të arrijë opozita me të ashtuquajturën “mosbindje civile”. Gjekamarkaj u përgjigj se qëllimi kryesor përtej opozitës, është që të kthehet institucioni i votës së lirë dhe që të arrihet në presion të dyfishtë, për ta çuar vendin në qeveri kompromisi, qeveri teknike.

Pjesë nga biseda

Neritan Sejamini: Cili është qëllimi që PD do të arrijë me këtë lloj përpjekje? Që pastaj të gjykojmë është apo jo efikase.

Agron Gjekmarkaj: E di që ju e dini përgjigjen. Qëllimi kryesor përtej opozitës, është të kthehet institucioni i votës së lirë. Kemi parë që nuk e kemi realizuar me qevrinë e Edi Ramës. Jo vetëm opozita, besojnë se me këtë kryeministër, kemi të pamundur të realizojmë zgjedhje të pakontestuar, natyrshëm duhet qeveri teknike.

Neritan Sejamini: Si do të vijojë aksioni i opozitës?

Agron Gjekmarkaj: Grupi parlamentar do të niset në Bruksel, ku do të ketë takime të rëndësishme dhe ngjarje të rëndësishme për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar.

Neritan Sejamini: Edhe qëllimi për zgjedhje të lira dhe ndershme është i përgjithshëm. Çfarë synoni? Të japë Rama dorëheqjen? A është ky qëllimi?

Agron Gjekmarkaj: Me të lutura, Edi Rama nuk impresionohet. Nuk ka shumë rrugë, është një gërshetim i sensibilizimit të shoqërisë shqiptare dhe ndërkombëtarët. Duhen akte rezistence, shpresojmë dhe ndoshta nga një punë intensive që PD po bën në kancelaritë ndërkombëtare, të arrihet në presion të dyfishtë, për ta çuar në qeveri kompromisi, qeveri teknike. E kërkojmë sepse do të dekurajonte, nëse modelohet mirë, lidhjet e pushtetit me krimin dhe shoqëria ndihet më e lirë për të votuar.