TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi shprehet se Konferenca e Dytë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian, është një moment historik për Shqipërinë në procesin e integrimit.
Ndërsa ka ndarë disa foto nga Luksemburgu, ai shkruan se Shqipëria ka përmbushur reformat dhe e përgëzon për punën e përkushtuar.
“Shqipëria sapo arriti një moment historik të madh në procesin e saj të integrimit në BE. Në #IGC- në e sotme përgëzojmë vendosmërinë dhe punën e përkushtuar të Shqipërisë.
Ndërsa Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara, ne jemi në gjendje të hapim Klasterin e Parë, Bazat që na lejojnë të vazhdojmë me grupe të tjera”, shkruan Varhelyi.
#Albania just achieved a major milestone in its EU integration process.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) October 15, 2024
On today’s #IGC we commend the determination & committed work of Albania. As Albania delivered on the required reforms, we are able to open the 1st Cluster -Fundamentals allowing to proceed w/ other Clusters. pic.twitter.com/vLCKOF6v64