TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edvin Kulluri është një nga themeluesit e forcës së re politike "Djathtas 1912". Ai ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku u pyet për këtë parti të re.
Kulluri deklaroi se u largua nga PD pasi kjo parti nuk është më një parti fituese dhe nuk vjen dot në pushtet, ndaj ai dhe kolegët në partinë e re, shpresojnë të tërheqin atë elektorat të djathtë që nuk voton PD, me synimin që më pas të bashkohen në një koalicion por me kushtin që Sali Berisha të mos jetë kryeministër.
Biseda në studio:
Edvin Kulluri: Ishin ezauruar mundësitë për reformim, përgjegjësi, seriozitet politik, mbatjetje përgjegjësia në PD. Jam munduar të gjej edhe gjuhën e përbashkët, por jemi kthyer sërish mbrapsht. Pse? Nuk ka seriozitet, për të dalë para njerëzve. Është një debat që ka kaq vite që e bëj. PD-ja, nuk them se e ka mbyllur ciklin, por ciklin fitues po. Edhe po të mbledhësh votat e PD të Berishës me PD zyrtare shkojnë 600 mijë. Në 2021 me një sforcim të madh prap morën 40 mijë vota më pak se koalicioni i majtë. Pas asaj që ndodhi pas përjashtimit të zotit Berisha, gjërat kanë shkuar edhe më keq. PD është kthyer në vitet 94-97, parti personi, duke bërë hapa pas, në një parti që drejtohet nga zoti Berisha. Kur PD dhe aleatët nuk janë alternativë, duhet zgjidhje tjetër për të ndihmuar opozitën të marrë shumicën.
Neritan Sejamini: Janë sërish forca kryesore e opozitës.
Edvin Kulluri: E vetmja parti që vlen është një parti fituese. Pastaj për të mbajtur një parti, e bën kur të duahs. Duhet parti politike, jo parti personale. E mund dot PS-në?
Neritan Sejamini: Nëse flasim për parime, që brenda kësaj partie ka parime që shkelen, është tjetër gjë. Pastja janë apo jo fituese, është tjetër çështje. Sot kur ka shumë parti, ka raste që vijnë në pushtet edhe me 20%. Sot PD ka mbi 30% të elektoratit.
Edvin Kulluri: Kemi 11 vjet që humbim dhe 7 palë zgjedhje. Është dramatike situata në opozitë. Nuk ka rrugë të mesme, ose humb ose fiton.
Neritan Sejamini: Pra është zgjidhje pragmatike?
Edvin Kulluri: Është zgjidhje politike.
Neritan Sejamini: PD ka humbur fuqinë elektorale. Për këtë arsye po largohemi? Ju do të bëni parti fituese? Për sa kohë do të bëheni alternativë fituese?
Edvin Kulluri: Me shifra nuk ka rrugë tjetër, të marrësh elektoratin e papërfaqësuar. Kjo opozitë që kemi nuk bind shumicën e shqiptarëve. Është kaluar çdo masë. Nuk ka shans të vish në mandatin e katërt, kjo është domosdoshmëri, nuk është nevojë. Ose rri nëpër dyert e gjykatave me Lul Bashën.
Neritan Sejamini: Jemi dakord, por pse nuk e bënit dot atje ku ishit dhe pse keni dalë mënjanë. Kjo që thatë bën sens, ka një pjesë që nuk e merr PD, do e merrni ju dhe pastaj bashkoheni për të marrë pushtetin.
Edvin Kulluri: Pa Berishën kryeministër, ky kusht nuk negociohet.