TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV.
I pyetur nga gazetari Rakipi, se përse opozita nuk e denoncon projektin e shpallur për Sazanin dhe Zvërnecin që mund t'i jepen kompanisë së drejtuar nga dhëndri i Donald Trump., Gjekmarkaj, ndryshe nga Flamur Noka i cili tha se nuk mund të sulmohet biznesi, deklaroi se kjo histori mban erë dhe se Rama i përdor këto favore për të marrë kapital politik.
Biseda në studio:
Ylli Rakipi: Pse mendoj se ju e keni të lidhur fatin e PD me fatin e Berishës. Nëse themi se ky është shtet i korruptuar, kolonat e të cilëve mbahen mbi trafiqet dhe krimin e organizuar, këto duhen rrëzuar. Ka një vit që Edi Rama thotë që Sazanin do ta marrë dhëndri i Trump. Ju nuk flisni. Pyeta Flamurin këtu dhe tha nuk jemi kundër biznesit. Ja ti si e kuptn këtë punë? Ta marrë dhëndri apo jo?
Agron Gjekmarkaj: Nuk më vjen mirë që vendi ynë shndërrohet si një vend qokash që kryeministri u bën vendeve të ndryshme për të garantuar pushtetin e vet. Sado të duket diçka, ka dicka personale. Qoftë historia e emigrantëve në Lezhë, afganët, apo ishulli i Sazanit. Ka diçka që e lidh me kryeministrin. Është diçka që shkakton keqardhje për mënyrën si përdoret Shqipëria.
Ylli Rakipi: Kemi ndonjë fjalë për Sazanin?
Agron Gjekmarkaj: Parimi është që ai e përdor Shqipërinë për interesa personale. Me Trump, me Kamala Harris, me Melonin. Nuk i dhimbset Shqipëria. Mban erë e gjithë historia se si Shqipëria është objekt kompensimi.
Neritan Sejamini: Akoma më keq po merret Zverneci, u ndryshua ligji.