AKTUALITET, 14 Tetor 2024, 22:07

“Pse me histori me Enver Hoxhën do t’i marrësh të rinjtë në PD?”, Rakipi dhe Sejamini debatojnë me Gjekmarkajn

“Pse me histori me Enver Hoxhën do t’i marrësh të

Neritan Sejamini dhe Ylli Rakipi debatuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, me nënkryetarin e PD-së, Agron Gjekmarkaj për mënyrën se si PD-ja i adresohet elektoratit. Ndërsa Sejamini i kujtoi Gjekmarkajt se në 2025 do të votojnë brezi i internetit dhe inteligjiencës artificiale, e pyeti se si do t’i afronte opozita këta të rinj. Gjekmarkaj u shpreh se nuk ka ndonjë gjë të keqe që ia prezanton të rinjve diktaturën. 

Pjesë nga debati:

Neritan Sejamini: Sot është e pafalshme që PD-së të mos jetë një parti moderne perëndimore e shekullit XXI. PD-në e vitit 2025 do ta votojnë qytetarët që kanë lindur në vitet 2007-2008, pra një brez që ka lindur në kohën e internetit, të inteligjencës artificiale dhe për këtë brez që të flasësh për komunizmin, bijtë e etërve, është një gjuhë…. A frymëzon PD-ja, se këtë mund të bëjë?

Agron Gjekmarkaj: PD-ja gjuhën e ka të diversifikuar. Pse e prezanton brezin e ri me historinë nuk ka ndonjë gjë të keqe, që t’ia kujtosh herë pas here.

Ylli Rakipi: Nuk të dëgjon fare. Po nuk dëgjon njeri t’i flasësh ti për Spiro Kolekën. Më vjen keq tani.

Agron Gjekmarkaj: Jepen dokumentarë për luftën civile amerikane...

Ylli Rakipi: Filma thua ti? Po e ngatërron me Netflix këtë?

Agron Gjekmarkaj: Nuk mund të harrosh histori kaq të freskëta.

Ylli Rakipi: Histori me Hoxhën?

Agron Gjekmarkaj: Po sigurisht se duhet ta dinë këtë histori të frikshme.

Ylli Rakipi: Edi Rama është Enver Hoxha? Po merri njerëzit që të votojnë për ty pastaj. Pse kështu do t’i marrësh? Është e vjetër kjo logjikë për mua.

 Agron Gjekmarkaj: Po dëgjoj vetëm zhaurimat tuaja, vetëm flisni.

Ylli Rakipi: Ju nuk dëgjoni më, ky është problemi.

Agron Gjekmarkaj: U fol për parti që vjetërohen. Ka parti më të vjetra bota, si partitë amerikane.

Ylli Rakipi: Kur ti ke hemoragji të përjetshme, vdes.

Agron Gjekmarkaj: Nuk ka vetëm hemoragji, por edhe ushqyerje. Kjo është në thelb një parti liberale, jo autokratike. Historia që kemi konsumnuar në këto 3 vite ka qenë më e vështira, ka qenë në sytë e opinonit publik, me debate shumë të ashpra, me konflikt, por fatmirësisht...

Ylli Rakipi: A më numëron disa emra të PD-së, që kanë ardhur në këtë parti në 10 vitet e fundit?

Agron Gjekmarkaj: T’i them unë: Agron Gjekmarkaj, pavarësisht nga cilësia, Tomor Alizoti, Gaz Bardhi, Ervin Salianji…

Ylli Rakipi: Pse nuk përmend Lulzim Bashën, që e mori dhe e ai vuri aty...

Enton Abilekaj: Këta që përmende janë që nga 2005, pra kanë 20 vjet...

Neritan Sejamini: Në vitin 2025 do të votojnë 18 vjeçarët dhe ata duhet ta dinë historinë. Pyetja është: a do të votojë një 18-vjeçar për juve dhe pse, kur qëllimi kryesor i tij është shkollimi dhe nëse bëhet inxhinier a mund të punojë në Shqipëri?

Agron Gjekmarkaj: Kjo është një arsye për të votuar PD-në se po ikin. Nëse nuk e kuptojnë, prindërit do t’u thonë se kjo qeverisje po i detyron të ikin. A ja vlen beteja që këta të rrinë?