TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Hakerat e “Homeland Justice” kanë publikuar dokumente të tjera nga skedarët e Policisë së Shtetit për persona të dyshuar kontingjente të përfshirë në krime. "Homeland Justice", në vijim të veprimeve kriminale, ka publikuar obline një material prej 1.7 giga byte ku është skeduar i gjithë informacioni policor.
MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit.
Ajo mban të dhëna sekrete të policisë mbi çdo eksponent kriminal. Ky sistem shërben për marrjen dhe transmetimin e njoftimeve për ngjarjen kriminale të ndodhur, informacionit policor si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione.
Mes shumë emrave shihet fotoja e biznesmenit të shumëkërkuar nga SPAK, Ervis Martinaj. Nisur nga pamja dhe tiparet, krahasuar me fotot e fundit të “mbretit të kumarit”, bëhet fjalë për një imazh të viteve më parë, kur Ervis Martinaj është skeduar për herë të parë nga Policia.
Siç duket edhe ne foto, policia ka një imazh tepër të vjetër të Martinajt, ku ai shihet se ka qenë rreth moshës 24-25 vjeç. Duket se fotoja është e të paktën 15 viteve më parë, ndërsa nisur edhe nga fotot e publikuara sëfundmi, duket se ndryshimi është i dukshëm.
Kujtojmë se Ervis Martinaj rezulton i zhdukur dhe për të janë ngritur shumë teori konspirative; nëse 40 vjeçari me origjinë nga Burreli është rrëmbyer dhe vrarë, ose nëse ka inskenuar vetë ngjarjen për të organizuar një kundërpërgjigje ndaj kundërshtarëve.
Në dhjetëra dokumentet e publikuara sot nga hakerat, ka mijëra emra të personave të skeduar nga Policia shqiptare për vepra të ndryshme të kundërligjshme. Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se të dhënat lidhen pikërisht me sistemin MEMEX, me 105 mijë emra të skeduar.
Në deklaratë thuhet se qeveria iraniane, e identifikuar me ‘Homeland Justice’ nisi sulmin në korrik të 2022 kundër portaleve qeveritare shqiptare duke bllokuar përkohësisht shërbimet online.
Sipas deklaratës, hakerët iranianë kanë pasur akses në rrjetin e shërbimeve shqiptare afërsisht 14 muaj përpara se të fillonte sulmin keqdashës kibernetik.
Hakerët iranianë kanë mbajtur akses të vazhdueshëm në faqet shqiptare përafërsisht një vit, akses i cili përfshinte një kodues skedarësh të stilit ransomware dhe një malware që fshinte disqet. Hakerët kishin mundësi të shfrytëzonin periodikisht të dhënat e qeverisë shqiptare në portalet online.