TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi u kap me 725 kg kokainë dhe 50 mijë euro cash. Gjithçka filloi me një kontroll normal rrugor në një makinë Peugeot 208, e cila po shkonte drejt Cavriago nga zona e stadiumit Mapei.
Burri që drejtonte makinën nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, duke përfunduar në ndjekje nga oficerët.
Pas disa minutash ndjekjeje, 29-vjeçari shqiptar është arrestuar menjëherë nga policia. Nga kontrolli fillestar në makinën e tij u zbuluan 30,000 euro të mbështjella në tre tufa.
Më pas kontrollet vazhduan në shtëpinë e tij, në zonën e stadiumit Mapei, ku në një makinë të dytë u gjetën në total mbi 72 kilogram me logon 'Boss' dhe 20 mijë euro të tjera cash.
Tashmë i riu shqiptar pritet që të dalë para gjykatës dhe të njihet me masën e dënimit.