AKTUALITET, 9 Qershor 2023, 13:06

"Shullazit bëri presion për vota në burg”/ Berisha për kandidaten e Kurbinit: Cara bashkë me 20 persona të armatosur i bëri presion policisë

"Shullazit bëri presion për vota në burg”/ Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha në takimin e tij të përjavshëm me gazetarët, ka denoncuar sërish zgjedhjet e 14 majit, ku tha se këto të fundit ishin farsë elektorale dhe se opozita nuk mund t’i njohë kurrë.

Berisha tha se tha se Emiliano Shullazi ka ushtruar presion tek burgu 313 ndaj të burgosurve për të votuar, dhe ky akt është një manipulim i tmershëm për zgjedhjet, tha ai.

Sakaq, Berisha denoncoi se në bashkinë Kurbin kanidiatja e PS, pasi policia ka bllokuar dy forsistrada në mbrëmjen e 13 majit, ka shkuar në komisariat me 20 persona të armatosur dhe ka ofenduar forcat e rendit për të mbrojtur bashkëshortin e saj që u kap në një prej këtyre automjeteve.

“Gjithashtu një manipulim i tmerrshëm është bërë në burgjet e Shqipërisë. Informoj publikun se në burgun 313, ku ndodhen rreth 600 të burgosur, të burgosur nga grupi i Shullazit dhe vetë Shullazi, iu janë bërë format më të egra të presionit.

Shullazi dhe grupi i tij, është lejuar në kundërshtim flagrant me rregulloren e burgut, të kalojë nga kati në kat për të ushtruar terror mbi të burgosurit për të votuar për Erion Veliajn. Të burgosurve iu është kërkuar deklaratë, por ka nga ata që kanë refuzuar deklaratën për dinjitetin dhe nuk kanë firmosur për të votuar për Erion Veliajn.

Në listën e zgjedhësve ka pasur gjithsej 130 votues, në ditën e votimit kanë votuar 300 votues. Terror, para dhe dhunë kanë qenë zgjedhjet në Kurbin. Në datën 13 maj në orët e vona të natës, strukturat e PD kurbin kanë denoncuar dy foristrada që po shpërndanin para, njëra prej tyre ishte me targë të vjedhur dhe brenda ishte bashkëshorti i kanidiates së PS, Vladimir Cara.

Janë shoqëruar në komisariat për hetime të mëtejshme, paspak ka mbërritur drejtori i qarkut Lezhë dhe kanididatja Cara bashkë me 20 persona të armatosur që kanë trysnuar, ofenduar forcat e rendit dhe drejtorin që e nxorën me vetting jashtë. E gjithë kjo batërdi, ishte sepse ata shoqëruan dy foristrada në komisiariat. Më 14 maj qendrat e votimit janë pushtuar nga ounonjës të bashkisë Lezhë, u ndërpre votimi dhe u njoftua policia për të larguar personat e paautorizuar.

Janë shpërndarë haptaz para, seria e provave është e pafundme, ne i paraqesim dhe deklarojmë se kjo farsë elektorale nuk mund të njihet kurrë, që e organizoi Rama me makinerinë e frikës dhe terrorit ndaj votuesve”, tha ai.