AKTUALITET, 9 Qershor 2023, 11:44

"Politika e jashtme të ketë dhe njerëz që s’e duan Ramën," Alizoti kandidates për ambasadore në Izrael: Nuk jeni për këtë post

"Politika e jashtme të ketë dhe njerëz që s’e

Deputeti demokrat Tomor Alizoti ka deklaruar se në diplomacinë e jashtme duhet që të ketë edhe njërëz që nuk janë nga radhët e PS-së.

Në Komisionin e Jashtëm, Alizoti u shpreh se kandidatja shqiptare për ambasadore në Izrael Meri Kumbe, nuk ëhstë për këtë post. Sipas tij, diplomacia e jashtme nuk duhet që të jetë vend qokash

“Do të zgjedhim njohësin më të mirë të atij vendi. Fatkeqësisht politika e jashtme në Shqipëri është kthyer vend qokash. Izraeli është kthyer në vend me rëndësi. Doja të shikoja në Izrael një diplomat që kishte shumë njohje.

Cv-ja juaj është shumë e pasur, por mendoj se jeni në postin e gabuar. Duhet të ishit shumë mirë në Unesco. Ambasadori është një figurë e madhe, serioze e një shteti.

Ndaj mendoj se nuk duhet të jetë vend qokash. Ka dhe një trupë diplomatike, që kanë vite. Diplomacia ngjan me ushtrinë dhe ka radhë. Politika e jashtme është diçka kombëtare, nuk i përket një partie, por të gjithë shqiptarëve.

Duhet të ketë në politikën e jashtme edhe njerëz që nuk e duan kryeministrin, por që mendojnë edhe ndryshe nga ai.

Njerëzit shumë të ditur janë dhe rebelë. Respekt për ju, po të ishte për një post tjetër po, por për Izraelin, nuk jam për ju,” tha Alizoti.