AKTUALITET, 9 Qershor 2023, 08:56

Bie nga kati i gjashtë i hotelit, humb jetën turistja polake në Durrës

Bie nga kati i gjashtë i hotelit, humb jetën turistja polake në

Një turiste polake ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 në qytetin e Durrësit.

Dyshohet se 55 vjeçarja me iniciale B. V., ka rënë aksidentalisht dhe për pasojë ka humbur jetën.

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime, shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.