AKTUALITET, 9 Qershor 2023, 12:24

Kandidat për ambasador në SHBA, Bushati: Marrëdhënien me Amerikën e kemi të shenjtë, ndihet pesha e misionit

Kandidat për ambasador në SHBA, Bushati: Marrëdhënien me

Kandidati për Ambasador i Jashtëzakonshëm në SHBA, Ervin Bushati gjatë fjalës së tij në Komisionin për Politikën e Jashtme, tha se do përpiqet nëse do të zgjidhet në detyrën e re për të përmbushur misionin e tij.

Bushati tha se SHBA është partner strategjik dhe themel i politikës së vendit tonë me jashtë, ndaj dhe ai në detyrën e re si ambasador do ndihmojë që marrëdhënia me këtë të fundit të kultivohet dhe rritet më tej.

“Shpresoj që ajo që është ndërtuar deri më sot të kultivohet dhe të rritet më tej, SHBA patjetër që janë partnerët tanë strategjik dhe janë themel i politikës sonë të jashtme.

Gurin e parë të këtij themeli e ka vendosur shqiptari, kemi në mënyrë të singronizuar kudo të gjithë aprovimin për SHBA, janë kapitali kryesor për politiken e jashtme, e ndjej peshën e këtij misioni dhe do përpiqem me gjithë forcat e mia për këtë detyrë, e ndjej si detyrën e jetës.

Kam pasur nderin që të studioj, jetoj dhe e ndjej si detyrim për të bërë më të mirë, në këtë marrëdhënie të shenjtë që kemi ne me SHBA. Që në antikitet mund të ishim, dhe jemi sot porta hapëse për Ballkanin, ndaj dhe investimi i SHBA për ta rritur mrekullinë e lirisë, të kujdesemi që të jemi gjithmonë partner i besuar i SHBA.

Mendoj që me luftën brutale në portat e Europës, Ukrainë patjetër që e ringre rolin e Shqipërisë në NATO si faktor stabiliteti në Ballkan, jemi si gur themel për të deshifruar Ballkanin përmes shqiptarëve, faktor lidhës dhe për bashkues përmes këtij kapitali”, tha ai.