TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj ish-bashkëpunëtorit të tij, njëkohësisht kreu i KAS, se po injoron provat dhe faktet e dorëzuara nga “Bashkë Fitojmë”, që sipas tij faktojnë vjedhjen e votave më 14 maj.
Në një konferencë për mediat, Berisha theksoi se Ilir Rusmali ka “urrejtjen në çdo qelizë të trupit të tij sepse është shkarkuar si zv. kryeministër dhe ministër i drejtësisë për shkak të korrupsionit”, gjatë kohës ai ishte në qeveri.
Berisha: “Dokumente e video faktojnë se mbi 70% të qendrave të votimit, operatorët shkelën ligjin nga mëngjesi deri në darkë.
Zgjedhjet në Elbasan janë farsa më e madhe elektroale. Këta militant të PS, të përzgjedhur me kujdes, anëtarë të FRESSH, janë treguar shkelës të ligjit, pothuajse në të gjitha qendrat e votimit.
Në një seancë që ka vazhduar deri në 6 të pasdites. Prova filmike janë paraqitur para KAS, i cili kryesohet nga një kriminel elektoral. Proces antiligjor faktuar me pamje filmike të marra nga qendrat e votimit, injorohet nga një person që ka urrejtjen në çdo qelizë të trupit të tij sepse është shkarkuar si zv. kryeministër dhe ministër i drejtësisë për shkak të korrupsionit.
Ai nuk meriton, e ka vendim aty ku duhet të jetë çdo kriminel elektoral.
I keni ndjekur ndoshta dje nga salla e KAS, në çdo qendër votimi gjatë gjithë ditës shkelën ligjin. Votimi në Elbasan kulmoi kur u lejuan të votojnë fëmijë 10-vjeç, është e filmuar.
Në qendrën e dytë më të madhe të vendit de facto nuk është votuar.