AKTUALITET, 7 Prill 2022, 13:44

Gripi i shpendëve, Gjeçi: Kemi 12 vatra në të gjithë vendin

Gripi i shpendëve, Gjeçi: Kemi 12 vatra në të gjithë

Zëvendës ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi situatën e gripit të shpendëve në vend e cilëson si nën kontroll.

Në një lidhje me “Abc Live”, Gjeçi tha se grupet e punës janë në terren për monitorim.

Zv.ministrja tha se deri më tani janë 589 mijë shpendë të ngordhur, ndërsa në të gjithë vendin ka 12 vatra.

“Situata është nën kontroll. E gjithë trupa e veterinerëve është në terren. E rëndësishme është që  trupa e veterinerëve janë në terren për të monitoruar dhe për të mos lejuar përhapjen e  gripit të shpendëve.

589 mijë shpendë të ngordhur deri tani. Kemi 12 vatra në rang vendi. E fundit është në Xhafzotaj. Dhe ka një përhapje në disa qarqe në Shqipëri”, tha Gjeçi.

Lidhur me ngordhjen e Pelikanit Kaçurrel në liqenin e Prespës, zv.ministrja theksoi se janë njoftuar fillimit nga autoritetet greke.

“Ne patëm një njoftim nga autoritete përkatëse që në zonën e Prespës në Greqi ishin gjetur 600 pelikanë të ngordhur dhe u njoftua për prezencën e gripit.

Ne njoftuam trupat tona të inspektimit. Masat e para paraprake është monitorimi, për të parë nëse ka shpendë të ngordhur. Ky virus përhapet nëpërmjet shendove të egër, qoftë edhe atyre murgatore”, tha ajo.