AKTUALITET, 7 Prill 2022, 12:06

“Kemi patur një ‘fatkeqësi natyrore’ për President”- Rama sulmon Metën dhe tregon pse është kundër zgjedhjes së kreut të shtetit nga populli!

“Kemi patur një ‘fatkeqësi natyrore’ për

Kryeministri Edi Rama tha se ai vetë është kundër zgjedhjes së Presidentit të vendit nga populli.

Ndërkohë që në fjalën e tij, gjatë konferencës me gazetarët, sulmoi edhe Ilir Metën kur tha se “kemi pasur një fatkeqësi natyrore për disa vjet në atë godinë”.

Pyetje: A mundët që në pyetësorin e radhës të shtohet pyetja që presidenti të zgjidhet nga populli?

Edi Rama: Unë jam kundër personalisht që në një republikë si e jona presidenti të zgjidhet nga populli se nuk është në natyrën e republikës tonë. Duhet ti jepnin më shumë pushtet.

Të zgjidhet nga populli një president që s’ka pushtet…se tani normal që të gjithëve u është ngatërruar pak foto e rolit të presidentit se kemi pasur një fatkeqësi natyrore për disa vjet në atë godinë por roli i presidentit në këtë republikën që kemi ne siç është në Itali apo Greqi, është i tillë që e bën të pakuptueshme.

Nëse do i jepnin më shumë fuqi jo vetëm do ishte e mundur por edhe gjëja e duhur për të bërë.

Unë personalisht thashë jam kundër për të parën por jam i hapur për të dytën që nëse duhen njerëzit mund të rishikohet mënyra si është i konstituuar e gjitha, por kjo kërkon shumë punë e konsultime etj, e kjo shkon përtej vendimmarrjes së qeverisë.