AKTUALITET, 7 Prill 2022, 12:48

Integrimi në BE, Rama: Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut

Integrimi në BE, Rama: Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e

Shqipëria do të ndahet nga Maqedonia e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

Këtë e ka pohuar edhe vetë kryeministri Edi Rama i cili gjatë një konference u shprehe se nëse Bullgaria nuk e heq veton ndaj Maqedonisë se Veriut, vendi ynë do të ndahet dhe do të kërkojë këtë në çdo instancë të BE.

Ndërkohë edhe në pyetësorin e Këshillit Kombëtar, 67 % e shqiptarëve kanë votuar por ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut gjatë procesit të integrimit në BE. Vetëm 19 kanë votuar kundër.

“Do të presim vendimmarrjen e Këshillit Europian. Shumë besojnë se do të ndodhë ajo që duhet.

Ata besojnë se Bullgaria do e heqë veton. Nuk jam shumë optimist. Por çështja e datave është e tyre dhe jo e jona. Ne duhet të punojmë për të bërë vendin me standarde.”

“Por në momentin që kjo nuk do të ndodhë ne do të ndryshojmë kursin. Do të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia e Veriut.

Do e bëjmë në çdo instancë dhe në çdo qeveri të BE. Shqipëria nuk mund të presë të zgjidhe sherret me komshinjtë për tu ulur në konferencë. Do të ndryshojë plotësisht.” tha Rama.